Site icon Telegrafi

Rashica lëndohet, rrezikon ndeshjen ndaj Kolnit

Milot Rashica ka kryer transferimin e tij në kampionatin gjerman tek Werder Bremen.

Pas paraqitjeve jashtëzakonisht të mira te Vitesse në Holandë, ishte skuadra gjermane Werder Bremen që shpenzoi rreth tetë milionë euro për transferimin e Rashicës.

Por sulmuesi anësor nga Kosova nuk ka arritur ende të ambientohet në futbollin gjerman.

Rashica është paraqitur vetëm në dy ndeshjet e para për rreth 72 minuta dhe më nuk ka luajtur.

Reprezentuesi i Kosovës ka qëndruar në bankën rezervë dhe po pret rastin për të luajtur.

Mediat gjermane kanë raportuar se tani vushtrriasi ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje.

Ai gjatë ditës së sotme nuk ka ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës por ka qëndruar në sallë.

Gjithsesi ende nuk dihet se sa do të mungojë Rashica, por ai rrezikon ta humbas ndeshjen ndaj Kolnit të hënën. /Telegrafi/

Exit mobile version