Milot Rashica ka marrë një lëndim në ndeshjen që po zhvillohet në Holandë mes Twentes dhe Vitesses.
Sulmuesi kosovar ka pësuar një lëndim në fillim të ndeshjes pastaj është zëvendësuar në minutën e 28-të.
Ai nuk ka mundur të luaj më shumë dhe nuk dihet ende se sa do të mungojë.
Në momentin e lëndimit të Rashicës, futbollisti tjetër kosovar Bersant Celina i ka qëndruar afër për të parë se a është lënduar rëndë.
Shpresojmë që lëndimi i Rashicës mos të jetë serioz, pasi ylli kosovar është i nevojshëm për Përfaqësuesen tonë në ndeshjen ndaj Kroacisë dhe Ukrainës që zhvillohet në fillim të muajit tetor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MGnWX4CxJC8