Milot Rashica ka shënuar supergol ndaj Eintracht Frankfurtit dhe ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij, Werder Bremenit.
Werderi ka arritur një fitore të madhe në udhëtim te Eintrachti me rezultat 1-2.
Megjithatë, fitorja erdhi në saje të një supergol nga gjuajtja e lirë e reprezentuesit të Kosovës, Rashica.
Rashica shënoi nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë të ndeshjes duke ia siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Goli i parë i Bremenit erdhi nga Yuya Osako (21′), ndërsa për vendasit barazoi Sebastian Haller (54′).
Vlen të theksohet se Rashica pati paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e javës së parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ballandpuck/status/1035914156417994752