Site icon Telegrafi

Rashica ishte lojtari më i vlerësuar te Werderi pas barazimit ndaj Leverkusenit

Milot Rashica (Foto: Bundesliga English/Twitter)

Milot Rashica është vlerësuar lartë pas barazimit të Werder Bremenit në udhëtim te Bayern Leverkuseni.

Leverkusen dhe Werderi barazuan 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.

Njëri nga më meritorët në këtë barazim në udhëtim të Werderit ishte ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Lexo po ashtu Milot Rashica i shënon gol të bukur Leverkusenit

Rashica shënoi një gol të bukur në minutën e 40-të për barazimin e rezultat 1-1.

Edhe pse nuk ka luajtur në disa ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimit, Rashica ka tri gola dhe një asistim deri tani.

Lexo po ashtu Werderi e cilëson Rashicën më të mirin pas golit të bukur

Kjo paraqitje e Rashicës është vlerësuar lartë, pasi sulmuesi vushtrrias është lojtari me notën më të lartë të Bremeni.

23-vjeçari u vlerësua me notë 7.8, duke treguar edhe një herë se është ndër lojtarët kryesor të klubit gjerman.

Notat e lojtarëve të Werder Bremen: 

/Telegrafi/

Exit mobile version