Milot Rashica ka vazhduar me formën e mirë në Bundesliga, ku ndaj Dortmundit ka qenë asistues në golin e parë.
Dortmund ishte në epërsi 0-2 pas pjesës së parë, por Bremen u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin në 2-2.
Ishte minuta e 70-të kur Rashica asistoi bukur te Mohwald i cili me një goditje të fuqishme shënoi në portën e Dortmundit.
Proud of the team ?we will give everything till the end ?? pic.twitter.com/FyQBWdD7xS
— Milotrashica (@milotrashica) May 4, 2019
Pas ndeshjes, Rashica ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për tu shprehur rreth ndeshjes.
“Krenar me ekipin, do të japim gjithçka deri në fund”, shkroi Rashica.
Bremen është duke luftuar për të zënë një pozitë që do t’i dërgojë në Ligën e Evropës.
Skuadra bardhegjelbër do të tentoj t’i marrë dy fitore në dy ndeshjet e fundit ndaj Hoffenheim dhe Leipzig për të shpresuar edhe në gabimin e konkurrentëve të tyre që të zë një pozitë që i dërgon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
GOAL | Mohwald redt de eer voor Bremen ?
1️⃣-2️⃣ #SVWBVB ?? pic.twitter.com/k8bMgWf6jo
— Eleven Sports (NL) (@ElevenBE_nl) May 4, 2019