Site icon Telegrafi

Rashica flet pas golit ndaj Bayernit dhe inkurajon shokët e skuadrës për ndeshjet e fundit

Milot Rashica ka vazhduar me paraqitje spektakolare sa i përket aspektit individual.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar për Werder Bremenin golin e vetëm ndaj kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

Werderit nuk i mjaftoi goli i Rashicës dhe paraqitja e mirë e vushtrriasit, pasi ata u mposhtën thellë 6-1 nga Bayerni.

Ylli kosovar ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter për t’i inkurajuar bashkëlojtarët për dy sfidat e fundit të këtij viti.

“Le të qëndrojmë së bashku për dy ndeshjet e fundit vendimtare të këtij viti. Më shumë se kurrë tani”, ka shkruar Rashica.

Werder do të takohet me Mainzin në shtëpi dhe në javën tjetër do të luaj në udhëtim te Koln.

Rashica është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre me shtatë gola të shënuar këtë edicion në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version