Miliot Rashica ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur pas paraqitjes brilante gjatë pasdites së sotme (e shtunë).
Werder Bremen ka arritur fitore të pastër me rezultat 3-1 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga.
Edhe në këtë fitore ka shkëlqyer sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili ka shënuar një gol dhe ka asistuar tek një tjetër.
Rashica arriti të shënojë golin e epërsisë 1-0 në minutën e tretë pas asistimit të Max Kruse, ndërsa në minutën e 63-të dyshja e sulmit ndryshuan rolet.
Pas kësaj fitore, djaloshi vushtrrias ka shkruar në rrjetet sociale duke u treguar shumë modest.
Men. In. Form. 💚#werder #SVWM05 @milotrashica pic.twitter.com/fk2a4bFc3j
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) March 30, 2019
“Plus tri pikë. Vazhdojmë MR11”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Instagram.
Ylli i Kosovës tashmë ka arritur në kuotën e tetë golave në Bundesliga, teksa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/