Milot Rashica është shprehur shumë i lumtur me dy golat e shënuar në fitoren e Werder Bremen.
Skuadra bardh e gjelbër arriti të rikthehet te fitoret pas tri ndeshjeve ku luajti baraz.
Bremen para tifozëve të vet mposhti Schalke 04 me rezultat 4-2, ku dy gola u realizuan nga reprezentuesi kosovar.
“Jam shumë i lumtur për golat e shënuar, por edhe për fitoren dhe pikët që morëm. Unë tentoj çdo ndeshje, çdo stërvitje të jap më të mirën nga vetja”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.
🗣️ Trotz Rückstand nicht von der Spielidee abbringen lassen. Das war der Tenor nach #svws04.
Alle Stimmen 👉 https://t.co/G0P4PQ3Gzu#Werder pic.twitter.com/QbQjqBb8AS
— SV Werder Bremen (@werderbremen) March 8, 2019
“Pas tri barazimeve radhazi, kjo ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe mirë që ia dolëm”.
Javën e ardhshme Bremenin e pret një takim edhe më i vështirë pasi luan përballë Bayer Leverkusenit.
Do të jetë një ndeshje e luftuar shumë pasi që të dyja skuadrat synojnë daljen në Evropë.
“Ndaj Leverkusenit do të jetë ndeshje e vështirë, por në çdo takim hyjmë për të marrë tri pikë dhe shpresojmë të kthemi në shtëpi me pikët e plota”, u shpreh Rashica.
Pas 25 ndeshjeve në Bundesliga këtë edicion, Werder Bremen zë pozitën e tetë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/