Telegrafi

Rashica fal vlerësimit të lartë futet në formacionin e javës në Bundesliga

Milot Rashica po vazhdon me paraqitje të mira në Bundesligën gjermane.

Skuadra e Werder Bremenit tani nuk e nis ndeshjen pa shqiptarin në formacion.

Ai aktualisht është lojtari kyç dhe më meritori për sukseset e fundit të skuadrës.

Sulmuesi i Werder Bremenit në fundjavë pati paraqitje të mirë kundër Freiburgut, ku ka asistuar në golin e parë të ndeshjes.

Faqja e specializuar angleze për statistika Who Scored në bazë të performacës e ka zgjedhur (8.3) sulmuesin në formacionin më të mirë të javës.

Ai është në sulm së bashku me Thomas Mullerin e Bayern Munich. /Telegrafi/