Site icon Telegrafi

Rashica e fillon mbarë sezonin e ri në Bundesliga, asiston në golin e barazimit te Werderi

Werder Bremen e ka barazuar rezultatin ndaj Dusseldorfit.

Ishin mysafirët ata të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Rouwen Hennings në minutën e 36-të, pas asistimit që pranoi nga Kenan Karaman.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Dusseldorfit, mirëpo pjesa e dytë filloi më mirë për Bremenin.

Vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Johannes Eggestein (47’) me asistimin që e pranoi nga Milot Rashica.

Dusseldorf e riktheu epërsinë aktualisht me anë të Kenan Karaman, që realizoi në minutën e 52-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NNYIdx-wOMg

Exit mobile version