Telegrafi

Rashica i buzëqeshur me kupën në duar dhe flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë në supe (Foto)

Vitesse ka fituar Kupën e Holandës ndaj AZ Alkmaar me rezultat 0-2.

Në këtë fitore historike për klubin holandez asistoi edhe shqiptari Milot Rashica.

Anësori nga Kosova në festën e kupës ka mbajtur gjatë gjithë kohës flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë, duke treguar dashurinë e madhe që ka për to.

Rashica ka postuar edhe një fotografi në rrjetet sociale teka ka shkruar: “Fitore mahnitëse”. /Telegrafi/