Telegrafi

Rashica asiston, Vitesse në finale të Kupës së Holandës (Video)

Vitesse ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Holandës dhe kontribut të madh këtu pati edhe superylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Vitesse arriti që në ndeshjen e dytë të mposhtë Sparta Rotterdamin në udhëtim me rezultat 1-2.]

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milot Rashicës

Rashica ishte krucial në golin e dytë të ekipit të tij, duke asistuar për Baker, i cili realizoi për 2-0 në minutën e 73-të të takimit.

Vitesse do të presë në finale të Kupës fituesin e takimit AZ Alkmar – Cambuur. /Telegrafi/