Vitesse ka kaluar në epërsi përballë Lazios në kuadër të Ligës së Evropës.
Ka qenë super talenti kosovar, Milot Rashica që ka asistuar tek goli i parë në këtë sfidë.
Vushtrriasi asistoi tek sulmuesi Tim Mavatz i cili shënoi nga afërsia për ta mposhtur Thomas Strakoshën për 1-0. /Telegrafi/