Site icon Telegrafi

Rashica asiston në humbjen e Bremenit

Milot Rashica ka luajtur 90 minuta për Werder Bremnin në takim me liderin Borussia Moenchegladbach.

Ylli i Kosovës ishte në fushë nga minuta e parë duke bërë një paraqitje të mirë individuale.

Por në fund skuadra e tij ka pësuar humbje në udhëtim me rezultat 3-1.

Gjithsesi Miloti është paraqitur mjaftë mirë në këtë duel dhe ishte asistues në golin e vetëm të Bremenit.

Vushtrriasi e shërbeu bukur në zonë gjermanin Bittencourt i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 3-1.

Gjithsesi Bremen mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me 11 pikë pas 11 takimeve në Bundesliga.

Ndërkohë sa i përket Rashicës, kosovari ka shënuar katër gola këtë edicion dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version