Milot Rashica ka shpëtuar skuadrën e tij Vitesse nga humbja ndaj Excelsior.
Skuadra verdh e zi u ndal në barazim 2-2 në shtëpi edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave 0-2.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 1-2, ndërsa në të dytën trajneri i vendasve e inkuadroi në lojë edhe Rashicën.
Në minutën e 73-të, vushtrriasi jep një asistim për Tighadouini që barazon shifrat, duke bërë që Vitesse të marrë një pikë në një ndeshje që dukej totalisht e humbur.
Asistimi ndaj Excelsiorit ishte i treti në këtë kampionat për reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-mvdpkTQNeE