Louis Saha thotë se Marcus Rashfordit i është transferuar energjia e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi.
Në nëntor të vitit 2022, Djajtë e Kuq i ndanë rrugët me njërin prej futbollistëve më të mirë në histori, i cili më pas nënshkroi kontratë shumëmilionëshe me klubin saudit, Al Nassr.
Që atëherë, Rashford është ngritur në formë të jashtëzakonshme duke shënuar 16 gola në 17 paraqitjet e fundit, derisa numri total i golave në të gjitha garat këtë sezon është 24.
Ish-sulmuesi i Unitedi, Saha, ka thënë për Lord Ping se 25-vjeçari është duke luajtur në nivel shumë të lartë.
“Nuk ka shumë lojtarë më të mirë se Rashfordi në botën e futbollit aktualisht, por Kylian Mbappe është akoma më i miri, sepse ka qenë i mrekullueshëm në tri vitet e fundit dhe ka qenë shefi te PSG, madje edhe Neymarin dhe Lionel Messin në skuadër”.
“Mbappe dhe Rashford janë dyshja më e mirë për momentin. Erling Haaland po luan mirë, por nuk ofron shumë”.
“Duket sikurse atij (Rashfordit) i është transferuar energjia e Cristiano Ronaldos që nga largimi i tij – nuk e di se çfarë ka ndodhur me këtë djalosh”, është shprehur Saha. /Telegrafi/