Në një intervistë me MUTV, Marcus Rashford diskutoi për ndikimin e turneut të vazhdueshëm para-sezonal në SHBA.
Manchester United ka mundur vetëm Rangers deri më tani, duke humbur ndaj Rosenborg dhe Arsenal.
Rashford këmbëngul se ndryshimi në skuadër po funksionon mirë: “Ka qenë mirë. Natyrisht, ne ishim të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen (kundër Arsenalit), por mendoj se morëm edhe disa minuta të vlefshme kundër një kundërshtari të mirë”.
“E dini, është gjithmonë mirë të kthehesh këtu (në UCLA). Mendoj se ata kanë ambiente të mira. Ne mund të bëjmë punën që duhet të bëjmë në seancat stërvitore”.
“Stadiumi ishte i bukur, atmosferë e këndshme. Dhe është gjithashtu mirë të luash vetëm para tifozëve që nuk mund të shkojnë në Old Trafford javë pas javë”, shtoi ai.
Kur u pyet se çfarë dëshiron të arrijë në 2024/25, Rashford potencoi: “Unë mendoj se ndërsa rritesh, edhe ëndrrat e tua ndryshojnë”.
“Pra, e dini, në fillim ishte vetëm për të luajtur për Man United. Dhe kur të arrish atje, është për të fituar”.
“Kështu që unë ende kam ëndrrat për të fituar trofe të mëdhenj, Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me Man United. Pra shpresojmë që ne ta bëjmë këtë”, vazhdoi tutje anglezi.
Man United ende nuk ka fituar asnjë nga ato trofe nën drejtimin e Erik ten Hag, ndërsa shpresojnë që ta fitojnë Ligën Premier këtë sezon, ndërsa luajnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/