Daily Mail raporton se Marcus Rashford u ka thënë lamtumirën shokëve të skuadrës së Manchester United përpara një huazimi në Aston Villa.
27-vjeçari foli me stafin e Carrington pasi mori miratimin për transferimin.
Kushtet personale me Villan janë rënë dakord dhe detajet përfundimtare mes klubeve janë duke u përpunuar.
Trajneri i Vilas, Unai Emery, është i etur për të forcuar opsionet e tij sulmuese pas shitjes prej 70 milionë eurosh të Jhon Duran te Al Nassr.
Pavarësisht vështirësive të fundit në United, Rashford, i cili ka qenë në klub që prej tetë vjeç, është vendosur të përfundojë lëvizjen brenda 24 orëve.
Villa do të mbulojë një pjesë të pagës së tij javore prej 350 mijë funtesh, me klauzola të bazuara në performancë dhe një opsion blerjeje për fundin e sezonit.
Largimi i Rashford vjen së bashku me një tjetër largim të pritur, pasi Tyrell Malacia gjithashtu i jep lamtumirën Unitedit përpara një lëvizjeje te Benfica. /Telegrafi/