Telegrafi

Rashford tejet i acaruar me zëvendësimin në humbjen e United ndaj Tottenhamit

Marcus Rashford pati një tjetër paraqitje të dobët në humbjen 2-0 të Manchester United ndaj Tottenham Hotspur.

Anglezi pati disa raste në pjesën e parë, por nuk arriti të kthejë asnjërën prej tyre në gol.

Ai ishte pothuajse i padukshëm në pjesën e dytë, duke dështuar të krijonte apo të bënte ndonjë gjë pozitive.

Lexo po ashtu Manchester United zhgënjen në ndeshjen e dytë, mposhtet në udhëtim nga Tottenhami

Erik ten Hag më në fund e largoi atë në minutën e 85-të pas një paraqitjeje të vërtetë të dobët.

Pas largimit, Rashford dukej i nervozuar me paraqitjen e tij teksa kishte një pamje të nervozuar në stol.

Ai përplasi një shishe në tokë, duke treguar se sa i dëshpëruar ishte me vetën. /Telegrafi/