Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, e ka vazhduar qëndrimin e tij në Old Trafford.
Sulmuesi 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re, sipas të cilës, do të bartë fanellën e Djajve të Kuq deri në vitin 2020.
“Jam falënderues që më është dhënë mundësia ta tregoj veten”, ka thënë futbollisti me këtë rast.
“Të luaj te klubi më i madh në botë, ka rëndësi shumë të madhe për mua dhe familjen time”, ka shtuar ai.
Edhe mbrojtësi 19-vjeçar Cameron Borthwick-Jackson ka nënshkruar deri në vitin 2020. /Telegrafi/