Site icon Telegrafi

Rashford shlyen postimin urues për rikthimin e Leeds United në Ligën Premier

Pas më shumë se 16 vitesh, Leeds United ka arritur që të rikthehet në Ligën Premier, derisa kishte rrezikuar disa herë largimin edhe nga Championshipi.

Njëri ndër klubet me historinë më të lavdishme në Britaninë e Madhe është rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Manchester United është njëri ndër rivalët e tyre më të mëdhenj, mirëpo Marcus Rashford nuk ka ngurruar t’i urojë ata në rikthimin në Ligën Premier.

“Si një tifoz i United, jam i lumtur që shoh Leeds United sërish në Premier League aty ku duhet të jenë. Urime Leeds”, ka shkruar anglezi.

Por, sulmuesi e ka shlyer atë postim menjëherë, mirëpo që tifozët e kanë kapur atë menjëherë, derisa brenda sekondash ishte fshirë.

Ndoshta rivaliteti i madh që kanë pasur në vitet e kaluara, ka ndikuar që United të detyrojë Rashfordin të shlyejë postimin. /Telegrafi/

Exit mobile version