Telegrafi

Rashford shkruan emrin në librat e historisë së Unitedit, thyen rekordin e Rooneyt

(Foto: PA/Getty)

Goli i Marcus Rashford ndaj Leeds Unitedit të mërkurën mbrëma ka bërë që ai ta barazojë një rekord me legjendën e Manchester Unitedit, Wayne Rooney.

25-vjeçari e shënoi me kokë golin e parë të rikthimit të Djajve të Kuq, ndërkohë që Jadon Sancho e barazoi rezultatin (2-2), pas disavantazhit të dyfishtë kundrejt ekipit kundërshtar.

Në këtë mënyrë, anglezi është ngritur në kuotën prej 20 golash në të gjitha garat këtë sezon. Njëherësh, ai ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi të Ligës Premier në shtëpi.

(Foto: Twitter/centredevils.)

Rashford është bërë futbollisti i parë i Unitedit që e arrin këtë shifër që nga prilli i vitit 2012 kur këtë e kishte bërë Rooney.

Lexo po ashtu Man Utd eviton humbjen në pjesën e dytë nga Leeds

Është rekordi i dytë që ia thyen ish-sulmuesit të Djajve të Kuq këtë sezon. Në muajin e kaluar kishte realizuar në tetë ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha garat (duke tejkaluar rekordin e Wayne nga viti 2012 kur kishte shënuar në shtatë ndeshje radhazi). /Telegrafi/