Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në kuadër të derbit që po zhvillohet në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Marcus Rashford e fitoi një penallti në minutën e 20-të, pasi Bernardo Silva bëri një ndërhyrje të palejueshme në të në zonën e rreptësisë.
VAR-i akordoi penallti për Djajtë e Kuq dhe atë e konvertoi në gol pikërisht sulmuesi anglez që arriti ta fitonte.
Rezultati aktual në ‘Etihad Stadium’ është 1-0 për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/
https://twitter.com/Livestream_101_/status/1203372177183002624