Site icon Telegrafi

Rashford përfshihet në një aksident të tmerrshëm me veturën 70 mijë euroshe

Tashmë zbulohet se ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ishte përfshirë në një aksident të tmerrshëm trafiku në ditët e para të vitit 2017.

Sipas The Sun, kjo ndodhi para barazimit 1-1 së 3 janarit në Ligën Premier ndaj West Hamit, kur Marcus u inkuadrua në minutën e 83-të në vend të Anthony Martial.

Sulmuesi anglez u aksidentuar me Mercedes CLA 45 coupe, vlera e të cilit ishte 70 mijë euro. Rashford ishte rrugës për në shtëpi dhe për një moment një veturë e goditi fuqishëm atë.

19-vjeçari u kontrollua menjëherë nga mjekët e klubit, të cilët thanë se lojtari ishte shumë me fat dhe nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme për Marcusin pasi ai është vozitës vetëm për dy vite. Është shumë i kujdesshëm dhe vetura me të cilën u përplasë ishte e preferuara e tij, pasi ishte e para që e kishte blerë pas nënshkrimit të kontratës së fundit me klubin nga Old Traffordi. Lojtari ishte i tronditur, kurse vetura i’u shkatërrua”, kishte përshkruar aksidentin një burim për gazetën. /Telegrafi/

Exit mobile version