Telegrafi

“Rashford nuk tha që nuk do të largohej kurrë”, Van Gaal pretendon se anglezi mund të largohet nga Manchester Unitedi

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka thënë se sulmuesi anglez, Marcus Rashford mund të largohet nga Old Trafford.

Rashford shpërtheu në skenë nën udhëheqjen e Van Gaal në vitin 2016 dhe është bërë një shtyllë kryesore në sulmin e Unitedin, por një largim i tij nuk duket i pamundur.

“Unë e admiroj pasi që ishte një djalë i ndershëm dhe i pastër. Ai vjen nga një zonë ku gjërat janë të vështira. Dhe mënyra se si ai po lufton për fëmijët më pak të privilegjuar është e mrekullueshme. Ai bën shumë gjëra për komunitetin. Ai është një djalosh i shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Van Gaal.

Lexo po ashtu Saha: Rashford nuk është ende një qendërsulmues i klasit botëror

“Më pëlqente ta dëgjoja kur ai tha se shpreson të luajë në United për një kohë të gjatë. Por unë dëgjova me kujdes. Dhe ai nuk tha se kurrë nuk do të luante për një klub tjetër”.

Van Gaal vazhdoi të lavdërojë Rashford për pjekjen në lojën e tij nga talenti i papërpunuar në lojtarin e kompletuar që është bërë tani.

“Kur e pashë për herë të parë, ai ishte një driblues i modës së vjetër. Kështu ai luajti si rezervë. Ai do t’i kalonte njerëzit gjatë gjithë kohës me driblime të bukura. Dhe ai ende i pëlqen ta bëjë këtë. Por ai tani po rritet si një lojtar i madh. Ai e di kur nuk mund të bëjë driblimet e tij, ai duhet të pasojë”.

Lexo po ashtu Renditen treshet më të mira sulmuese të Ligës Premier – Prinë treshja e Liverpoolit

“Kur ai ka dy lojtarë që e markojnë, ai duhet të dalë me vendime të shpejta dhe mundësi të ndryshme. Kam vërejtur se si po jep më shumë asistime për gola, mënyra se si skanon fushën është e mirë”.

“Ai duhet të vazhdojë ta bëjë këtë, nëse driblon shumë, ai mbërthehet me topin. Kur i jepni hapësirë, ai është i pandalshëm”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/