Telegrafi

Rashford: Mourinho do të na kthejë te trofetë e rëndësishëm

Marcus Rashford e sheh Jose Mourinhon si trajnerin ideal i cili do ta kthej Manchester Unitedin drejt titujve të rëndësishëm pas shterpësisë që nga largimi i Sir Alex Fergusonit.   

Në fillimin e aventurës me Unitedin, Mourinho u kritikua shumë, pasi nuk po arrinte të ngjallte skuadrën, por me vazhdimin e ndeshjeve skuadra arriti kompaktësinë dhe tani po luajnë mirë.

Lexo po ashtu Ferguson i del në krahë Mourinhos: Skuadra po luan mirë

“Patjetër që unë mendoj se Mourinho është menaxheri ideal për të ndihmuar Man Unitedin të fitojë trofe të rëndësishëm”, ka thënë Rashford për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Ai është i njohur në mbarë botën”, përfundoi talenti anglez.

Ndryshe, Mourinho veç ka filluar sukseset me ‘Djajtë e Kuq’, pasi ka arritur ta kualifikoj skuadrën në finalen e EFL Cup. /Telegrafi/