Marcus Rashford ka thurë lavdërime për menaxherin e tij te Manchester Unitedi, Ole Gunnar Solskjaer.
Norvegjezi ka drejtuar Unitedin drejt vendit të pestë në Ligën Premier këtë sezon, si dhe ka kaluar tuje në garat e FA Cup dhe Ligës së Evropës.
Sipas sulmuesit Rashford, përqendrimi i Solskjaer në “detaje të vogla” ka ndihmuar në përmirësimin e lojës së tij.
“E kemi shijuar kohën me Solskjaer. Më pëlqen vendosmëria e tij”, ka thënë fillimisht Rashford.
“Ai e di se ku dëshiron të jetë klubi. Ne të dy duam të shkojmë në të njëjtin drejtim. Si menaxher dhe si trajner, ai është i pabesueshëm”.
“Ai definitivisht na ka përmirësuar të gjithëve, veçanërisht sulmuesit”.
“Ai gjithmonë dëshiron që unë të sulmoj zonën, pavarësisht nëse jam duke luajtur krahëve ose në mes. Kam më shumë gola këtë sezon”.
“Janë vetëm detaje të vogla, por ato bëjnë një ndryshim të madh”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/