Marcus Rashford e ka lëvduar dyshen e Manchester Unitedit, Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic, si dy lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur deri më tani.
Qëkur u transferua në Old Trafford, veterani suedez po kalon formë të shkëlqyer (14 gola dhe tri asistime në 20 ndeshje në Ligën Premier), teksa edhe sulmuesi anglez e ka rigjetur formën këtë edicion.
“Zlatan dhe Rooney janë dy që kryesojnë në listën time të më të mirëve, me të cilët kam luajtur”.
“Jam rritur duke e shikuar Rooneyn duke luajtur javë pas jave në Old Trafford, prandaj këta janë ata që i shikon dhe dëshiron të bëhesh si ata”, ka deklaruar Rooney.
Ndryshe, Unitedi i kaluar 12 ndeshjet e fundit pa humbje në Ligën Premier, kurse në përballjen e radhës luan kundër Stoke Cityt. /Telegrafi/