Marcus Rashord ka folur në lidhje me pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës.
Talenti anglez i Manchester United ka deklaruar se dëshiron të luaj si qendërsulmues, por nuk prish punë edhe nëse luan në të majtë apo djathtë të sulmit.
“Unë dua që të bëhem qendërsulmues përfundimtar”, deklaroi fillimisht Rashford, transmeton Telegrafi.
“Megjithatë, dua të jem në gjendje të luaj në të majtë të sulmit, në të djathtë dhe në qendër”, përfundoi talenti i United.
Ndryshe, Rashford deri më tani po luan një rol të rëndësishëm në skuadrën e Mourinhos, duke shënuar tri gola në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/