Marcus Rashford është duke kaluar një formë të mrekullueshme këtë sezon, ndërsa për këtë flasin statistikat.
Ai ka shënuar 24 gola deri më tani këtë sezon që është një arritje e madhe individuale. Po ashtu, që pas Kampionatit Botëror, anglezi ka realizuar 16 gola në 17 paraqitje.
Sulmuesi u bë futbollisti i parë i Manchester Unitedit (që nga Wayne Rooney në vitin 2010) që shënoi shtatë herë radhazi në Old Trafford në ndeshjet e Ligës Premier.
25-vjeçari është duke u dëshmuar si njëri prej lojtarëve më në formë në futbollin evropian.
GOAL GIVEN – IT'S MARCUS AGAIN! ⚽️⚽️#MUFC || #MUNLEI pic.twitter.com/RFo3nIhxUu
— Manchester United (@ManUtd) February 19, 2023
Krahas 24 golave të realizuar, Rashford ka dhuruar edhe tetë asistime në të gjitha garat. (Në Ligën Premier e ka gjetur rrjetën 14 here dhe ka asistuar në tre gola).
Kontrata e tij është valide deri në vitin 2024, ndërsa Erik ten Hag ka theksuar se rinovimi i tij është prioritet.
“Jemi duke punuar për të në prapavijë, po punojmë shumë. Nuk ka dyshim se duhet ta mbajmë Marcusin. Ditën e parë që jemi takuar, i kam thënë: ‘Dua të të shoh duke qeshur! Ai është në një vend të lumtur tani”, ka theksuar trajneri. /Telegrafi/