Site icon Telegrafi

Raportohet për vjedhje në një kioskë në Mitrovicë, deri më tani s’ka të arrestuar

Kioska ku raportohet se ka ndodhur vjedhja. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një rast të vjedhjes në një kioskë në Mitrovicë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Policia për Telegrafin.

“Ju konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar në polici një rast i vjedhjes, në një kioskë në Mitrovicë”, thuhet në përgjigje, shkruan Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.

“Ju njoftojmë se për momentin nuk ka persona të arrestuar, meqenëse rasti është në proces të hetimeve informata të tjera nuk mund të jepen, për arsye se mund të ndikojnë në hetimin e rastit”, thuhet tutje në përgjigje. /Telegrafi/

Exit mobile version