Telegrafi

Raportohet për rrugë të prishura në Prishtinë, reagon komuna

Më 11 qershor 2024, në rrugën Arif Rama konkretisht ne lagjen Matiqan dhe më 18 qershor 2024, në rrugën Xhavit Berisha konkretisht në lagjen Kodrën e Trimave, në ndreqe.com është raportuar për prishje të rrugës.

Në rrugën Arif Rama, dihet arsyeja e dëmtimit ku pas intervenimit të ujësjellësit ka mbetur gropa në rrugë, transmeton Telegrafi.

Rruga Arif Rama
Rruga Arif Rama
Rruga Xhavit Berisha

Gjithashtu, për dy nga rrugët e dëmtuara në kryeqytet, nga Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme më 01.07.2024 për ndreqe.com kanë konfirmuar se i kanë vendosur në platformën e tyre për intervenim me prioritet.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni për problemet në komunat tuaja. /Telegrafi/