Telegrafi

Raportohet për dëme në hapësirën e Parkut të ri në Gjakovë

Platrfoma Ndreqe.com po vazhdon të jetë një dritare e hapur për të gjithë qytetarët të cilët po raportojnë problemet që i shohin nëpër vendbanimet e tyre.

Hedhja e mbeturinave nëpër vendet që nuk janë të dedikuara për to, është një problem i vazhdueshëm në vendin tonë.

Së fundmi në platformën Ndreqe.com është raportuar për hudhje të mbeturinave në hapësirën e Parkut të Ri në Gjakovë.

Përveç hudhjes së mbeturinave në të njëjtin lokacion, është raportuar edhe për dëmtim të hapësirës publike nga persona të panjohur.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/