Një qytetar nga Kamenica ka raportuar dëmtime në një rrugë të fshatit Topanicë.
Ai ka publikuar pamje që pasqyrojnë gjendjen e rënduar të rrugës, e cila po shkakton pakënaqësi te banorët.
“Gropë në rrugë, në fshatin Topanicë-Kamenicë,” ka shkruar qytetari, duke shoqëruar postimin me fotografi të dëmtimeve.

Platforma ndreqe.com vazhdon të jetë një adresë e besueshme për qytetarët që dëshirojnë të raportojnë problemet infrastrukturore dhe shqetësimet e tyre, duke nxitur reagimin e institucioneve përgjegjëse. /Telegrafi/