Telegrafi

Raporti me nënën në fëmijëri ndikon më vonë në dashuri

Ndjenja e besimit, dashurisë, si edhe aftësia për zgjidhjen e konflikteve përmes bisedës, definohet që në fëmijërinë e hershme.

Nëse sjellja ndaj fëmijës është e keqe, atëherë kur fëmija të rritet do të jetë agresiv dhe i prirë për zënka, derisa foshnjat, nënat e të cilëve kanë qenë të kujdesshme dhe përplot mbështetje, do të dinë t’i zgjidhin problemet me partnerët e tyre.

Edhe pse të rriturit me kalimin e viteve i ndërrojnë qëndrimet ndaj lidhjeve të dashurisë, megjithatë gjithmonë dalin në sipërfaqe shenjat e të kaluarës në situatat stresuese.

Rezultatet e studimit janë bazuar në përcjelljen e 75 personave nga fëmijëria deri në moshën 30 vjeçare. Ndërsa në studim janë përfshirë edhe miqtë e tyre të afërt dhe partnerët. /Telegrafi/