Talenti i mrekullueshëm i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko ka zbuluar se ai donte të linte futbollin për shkak të presionit të madh që shpërtheu kur ai doli në skenë me ekipin e të rriturve.
Moukoko doli në ekipin e parë të Dortmundit si 15-vjeçar në janar të vitit 2020, pasi kishte shënuar 88 gola në 141 ndeshje për klubin në nivel akademie.
Në nëntor të atij viti, sulmuesi u bë lojtari më i ri në historinë e Bundesligës kur bëri debutimin e tij një ditë pas ditëlindjes së tij të 16-të dhe që atëherë ka luajtur një rol në skuadër.
Moukoko tani e ka pranuar se po lufton mendërisht me peshën e pritshmërisë që vjen me lojën në nivelin më të lartë, ndërsa meritat i jep trajnerit të të rinjve të Dortmundit, Sebastian Geppert, që e ndihmoi të lundronte gjatë një periudhe testimi.
“Në fillim, raportet ishin shumë stresuese për mua, veçanërisht kur diskutohej mosha ime”, ka thënë fillimisht adoleshenti për mediumin gjerman WAZ.
“Unë nuk doja ta bëja më këtë me veten time. Doja të hiqja dorë, por trajneri im më ndihmoi shumë, ai më mbështeti”.
“Tani, mund të harroj gjithçka në fushë”, përfundoi Moukoko, i cili ka 15 paraqitje e për klubin në të gjitha garat, përfshirë një në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka tre gola në emër të tij, pasi u bë golashënuesi më i ri në historinë e Bundesligës. /Telegrafi/