Telegrafi

Raport: Njerëzit nuk ndajnë edhe aq shumë gjëra në Facebook!

Kompania Radium One e ka bërë një hulumtim me rreth 9,000 persona, për të kuptuar se çfarë shpërndajnë njerëzit përmes veglave më tradicionale sikurse emaili dhe mesazhet telefonike edhe ato private online, dhe si ti përcjellim ato.

Sipas hulumtimit, kompania ka gjetur se aktiviteti i shpërndarjes së përmbajtjes online përmes emailave, mesazheve dhe postimeve nëpër forume është tri herë më i madh sesa ai në rrjetet sociale që ne të gjithë i përdorim.

Në fakt, sipas raportit thuhet se rreth 69 për qind e përmbajtjes shpërndahet përmes kanaleve tjera të “errëta” sociale, ndërsa vetëm 23 për qind e pjesës së mbetur shpërndahet përmes faqeve të mëdha sikurse Facebook.

Teoria këtu thotë se kushdo që e bën analizimin e trafikut nëpër rrjetet sociale tradicionale nuk e ka një pasqyrë të qartë, sepse nga këto të dhëna mungon deri në e treta e aktivitetit total. (Telegrafi)