Telegrafi

Raport: IE11 lider i tregut, Chrome përfituesi më i madh

Raporti i ri i Net Applications tregon se Chrome ka qenë fituesi më i madh brenda muajit mars, duke e kaluar rivalin Firefox.

Mes muajve shkurt dhe mars, IE ka rënë për 0.23 pikë në përqindje (nga 58.19 për qind në 57.96 për qind), Firefox ka rënë për 0.42 për qind (nga 17.68 për qind në 17.52 për qind), ndërsa Chrome është rritur për 0.68 për qind (nga 16.84 në 17.52 për qind).

Në ndërkohë, shfletuesi i Apple, Safari ka fituar 0.01 për qind, për të arritur në 5.68 në krahasim me Opera, e cila ka rënë për 0.03 për qind, për ta mbajtur totalin prej 1.20 për qind të tregut.

Raporti i Net Applications mat të dhënat e përdoruesve, përkatësisht 160 milionë përdoruesve unik në muaj.

Raportet tjera, sikurse ato të StatCounter kanë radhitje tjetër të shfletuesve, mirëpo ato masin numrin e faqeve të shfletuara nga përdoruesit, dhe jo përdoruesit unik. / Telegrafi /