Telegrafi

Raport: Amerikanët paguajnë shumë për internet

Në Paris, për shembull, konsumatorët mund të zgjedhin mes katër ofruesve të ndryshëm të internetit që ofrojnë lidhje të internetit që fillojnë prej 20Mbps deri në 32Mbps dhe kostoja e tyre sillet midis 35 dhe 37 dollarëve për muaj, ndërsa shërbimi është i kombinuar edhe me telefoni fikse dhe video-shërbime.

Ndërsa në New York, shërbimi i krahasueshëm me ofertë të trefishtë kushton ndërmjet 70 dhe 90 dollarëve në muaj.

Ndërsa sa i përket qyteteve të mëdha, asnjë vend nuk rangohet më mirë se Seuli në Korenë e Jugut, ku konsumatorët mund të zgjedhin ndonjërën nga pakot e lira për internet të cilat variojnë nga 8Mbps deri në 10Mbps dhe kushtojnë më pak se 16 dollarë për muaj, ndërsa pakoja më e shtrenjtë e internetit për tri shërbime të kombinuara përfshin lidhjen me 100Mbps, e cila mund të blihet për rreth 36 në muaj.

Fondacioni New America thotë se ekziston mundësia që qytetarët amerikanë të kenë internet më të lirë dhe shpejtësi më të madhe të internetit, dhe se për ta arritur këtë nivel duhet të kenë më shumë zgjidhje për blerje të internetit brezëgjerë në treg. / Telegrafi /