Claudio Ranieri ka marrë shpërblimin e radhës pas punës fantastike me klubin simpatik anglez.
Strategu i Leicester Cityt tani ka fituar çmimin ”Enzo Bearzot”, pra është shpallur trajneri më i mirë italian i vitit.
Ranieri është duke pasur një sezon magjik me ekipin e tij, ku po udhëheqin renditjen tabelore të Ligës Premier me 69 pikë, përkatësisht ka shtatë më shumë se vendi i dytë, Tottenham Hotspurs.
Kujtojmë se 64-vjeçari në të kaluarën ka udhëhequr shumë klube mes tyre edhe gjigantët italian, Juventus, Roma, Inter dhe Napoli si atë anglez, Chelsea. /Telegrafi/