Telegrafi

Ranieri trajner i muajit në Ligën Premier

Claudio Ranieri ka marrë çmimin si trajner i muajit në Angli.

Italiani drejtoi ekipin e tij të arrijnë të pamundurën muajin e kaluar me një barazim dhe tre fitore të njëpasnjëshme, të gjitha me rezultatin 1-0, duke kryesuar tabelën e Ligës Premier me shtatë pikë avantazh ndaj vendit të dytë Tottenham Hotspur.

Barazimi i vetëm këtë muaj ishte ndaj West Bromwich Albion, ndërsa pas tij pasuan tri fitoret radhazi.

Fitoret e Ranierit me Leicesterin ishin ndaj skuadrave të papërshtatshme si Watford, Newcastle United dhe Crystal Palace. /Telegrafi/