Vetëm një muaj pas shkarkimit nga skuadra angleze Leicester City, trajneri italian Claudio Ranieri mund të gjejë punë.
Kampioni i Anglisë ka marrë një ofertë zyrtare nga skuadra spanjolle, Las Palmas.
Mediat spanjolle kanë shkruar se presidenti i Las Palmas, ka kontaktuar personalisht me Ranierin duke i shprehur dëshirën për ta parë në krye të skuadrës së tij.
Por Ranieri i ka kërkuar kohë presidentit të klubit spanjoll për të vendosur rreth të ardhmes.
Vetëm një javë më parë, Ranieri ka refuzuar të marrë drejtimin e skuadrës gjermane Wolfsburg.
Italiani më parë ka drejtuar skuadra të mëdha si Chelsea, Roma, Juventus e Monaco. /Telegrafi/