Site icon Telegrafi

Ranieri: Do të kthehesha si trajner në Serie A

Claudio Ranieri do të kthehej si trajner në Itali, “por si një tifoz i Romës, nuk do munde të jetë një trajner i Lazios”.

Ish-menaxheri i Leicester Cityt mori çmimin “Premio Tor Vergata” për etikën në sport sot(enjte) në qytetin e tij në Romë.

Nga aty tregoi se është i gatshëm të rikthehet në Serie A, por është në pritje të një projekti të mirë, teksa ka mohuar mundësinë të jetë trajneri i Lazios, pasi janë rival i klubit të tij të zemrës, Romës.

Lexo po ashtu Claudio Ranieri, trajner i skuadrës së Valon Behramit?

“Dua të kthehem në punë dhe ndihem më shumë si një trajner evropian”, ka thënë Ranieri për La Gazzetta dello Sport.

“Kam marrë disa propozime tashmë, duke përfshirë edhe ekipet kombëtare, por unë do të preferoja të punoja në një klub në mënyrë që të mund të kaloj çdo ditë me futbollistët”, përcjell Telegrafi.

“Po pres një projekt të mirë. Duhet të mendoj se është diçka që besoj në mënyrë që unë të jap 100 për qind, përndryshe nuk do ta pranoja”.

Lexo po ashtu Më në fund, Ranieri: Lojtarët nuk më tradhtuan te Leicesteri

“Do të kthehesha për të stërvitur në Itali, po, por jo për Lazion… Jam drejt përfundimit të karrierës sime tani. Nëse do të kishte ndodhur në fillim atëherë unë do të kisha pranuar, por sot, si një tifoz i Romës, nuk mund të jem për Lazion”.

“Megjithatë, më pëlqen mënyra se si po luajnë këtë sezon”, përfundoi trajneri i lumtur italian. /Telegrafi/

Exit mobile version