Telegrafi

Ranieri sugjeron lojtarët të qëndrojnë

Bosi i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka kërkuar nga ekipi i tij që të qëndrojë edhe një vit.

“Kam shumë besim se ata qëndrojnë. Mos shkoni, nëse shkoni në ekip tjetër mund të mos jeni fare në fushë”, u shpreh Ranieri.

Ai shtoi se ka ndjerë se do të bëjnë një gjë të veçantë qysh nga dita e parë e sezonit të ri.

Këtu po ashtu ai tha se nuk dëshiron lojtarë të mëdhenj gjatë verës. /Telegrafi/