Ish-trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thuhet se është në listën e strategëve për të zëvendësuar Rafa Benitezin te Newcastle United.
Sipas Sky Sports, italiani është afër të rikthehet në Ligën Premier dhe është i interesuar në marrjen e drejtimit të skuadrës angleze.
Trajneri 67-vjeçar fitoi titullin e ligës angleze me Leicester Cityn në vitin 2016 dhe përfundoi sezonin me Romën në një mënyrë tejet të mirë.
Sidoqoftë, koha e tij e mëparshme në Angli nuk kaloi edhe aq mirë, pasi Fulhami ra nga liga, e që ai konsiderohej si njëri ndër fajtorët kryesor edhe pse kishte pak muaj nën udhëheqjen e skuadrës.
Zbulimi i Sky-it thotë se ish-trajneri i Interit dhe Juventusi cilësohet si favoriti i dytë pas Jose Mourinhos për ta drejtuar Newcastlen.
Në listën e strategëve për ta drejtuar skuadrën angleze është edhe Gennaro Gattuso, që pak ditë më parë u shkarkua nga Milani. /Telegrafi/