Telegrafi

Ranieri: Sacchi trajneri italian që ka ndryshuar futbollin

Në një intervistë për “FIFA.com”, trajneri italian Claudio Ranieri flet për triumfin e tij vitin e kaluar, si “trajneri më i mirë i vitit 2016”.

Por, nuk harron të komentojë edhe kandidatët e këtij viti, si dhe në veçanti trajnerët italianë.

Çfarë rëndësie kishte çmimi i fituar vitin e kaluar, si “Trajneri më i mirë i vitit”?

“Ishte një nder ta fitoja atë çmim, sepse reflektoi edhe historinë e bukur të Lecesteri. Ishte një shpërblim fantastik për atë aventurë të paharrueshme që do mbetet përgjithmonë në zemrën time.”

Zinedine Zidane, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri janë nominuar sivjet për këtë çmim. Kush mendoni se do e fitojë?

“Nuk mund të zgjedh dot njërin prej tyre. Të tre janë trajnerë fantastikë, dhe kanë fituar trofe dhe kampionate të vështira, dhe i kanë treguar cilësitë e tyre shumë herë. Dy prej tyre janë italianë, i admiroj, por shpresoj ta fitojë më i miri.”

Çfarë pëlqeni te Conte dhe Allegri?

“Të dy janë të rinj dhe tepër të talentuar. Janë plot me dëshirë dhe të uritur për të menaxhuar lojtarë të mëdhenj, dhe këtë gjë e bëjnë me shumë inteligjencë. Është e vështirë të fitosh gjithmonë, por ata kanë treguar ç’mund të bëjnë.”

Cili trajner italian mendoni se ka pasur ndikimin më të madh në futboll me idetë e tyre?

“Personalisht, mendoj se futbolli ndryshoi me Arrigo Sacchi. Ai ndryshoi filozofinë e futbollistëve dhe ishin të shumë ata që e ndoqën. Pati ndikim të madh në futboll. Të gjithë e mbajnë mend Milanin e Sacchit. Në botë mendojnë përgjithësisht se futbolli italian është vetëm mbrojtës, por ka më shumë se kaq”, ka thënë Ranieri. /PanoramaSport/