Telegrafi

Ranieri refuzon Wolfsburgun

Ish-menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, raportohet se ka refuzuar një ofertë për të drejtuar ekipin e Wolfsburgut.

65-vjeçari u shkarkua në fund të muajit shkurt, pasi i priu “Dhelprave” në rrugëtimin për titullin e Premier Ligës, por sivjet klubi është në luftë për mbijetesë.

Faqja Leicester Mercury raporton se italianit i është afruar klubi gjerman, por ka refuzuar këtë ofertë pasi erdhi shumë shpejtë.

Wolfsburgu është në kërkim të një trajneri të ri pasi muajin e kaluar shkarkoi Valerien Ismael.

Ujqërit janë në vendin e 15-të në kampionat dhe rrezikojnë shumë rënien në një nivel më poshtë.