Telegrafi

Ranieri i qetë edhe pas largimit të Kantes

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ekipi i tij është duke vuajtur largimin e mesfushorit N’Golo Kante drejt Chelseat.

“Sezonin e kaluar humbëm Esteban Cambiasson dhe të gjithë qanin”, ka thënë Ranieri.

“Tani po qajmë sepse humbëm Kanten. Por mos u mërzitni. Futbolli në Leicester do të vazhdojë”, ka shtuar italiani, transmeton Koha.net.

Kante u largua nga kampioni anglez drejt Chelseat për rreth 32 milionë funte.