Telegrafi

Ranieri po rikthehet në Ligën Premier

Claudio Raniernin e ndajnë vetëm pak orë nga rikthimi i tij në Ligën Premier.

Trajnerin italian po rikthehet aty ku u largua si kampion, pasi me Leicesterin kishte bërë atë që askush nuk e besoi.

Ranieri arriti të shpallet Leicesterin kampion të Ligës Premier në edicionin 2015/2016, mirëpo tani mund të jetë kundërshtar i tyre.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, italiani ka pranuar ofertën e Watford, që të marrë drejtimin e skuadrës.

Klubi anglez para pak ditësh e shkarkoi Xiscon shkaku i rezultateve të dobëta, gjersa Ranieri kishte shumë kontakte me klubet italiane.

Por, rikthimi i tij në Ligën Premier është më afër të realizohet dhe në fillim të javës së ardhshme mund të prezantohet si trajner i Watfordit. /Telegrafi/