Telegrafi

Ranieri për herë të parë ka folur rreth shkarkimit prej Leicester Cityt

Claudio Ranieri ka folur për herë të parë rreth shkarkimit të papritur prej postit të trajnerit të Leicester Cityt.

Italiani ka pohuar se kurrë në jetë nuk i kishte ndodhur që si ‘kampion’ të shkarkohet në të kaluarën.

Ranieri ishte shpallur vitin e kaluar kampion i Ligës Premier me Leicesterin, e cila ishte e papritur prej shumë analistëve dhe futbolldashësve.

“Gjëja e parë që më bie ndërmend për shkarkimin nga Leicesteri është befasia dhe pak hidhërim”, ka thënë Ranieri.

“Kam përjetuar shumëçka gjatë karrierës sime të gjatë, por asnjë herë si kjo. Ishte befasuese, por tek e fundit, këto gjëra ndodhin në futboll”, ka shtuar italiani duke thënë se “Kjo është bota ime. Fillova punën në ligën regjionale në Catanzaro, ku fushat ishin pa barë dhe nuk kishte ujë as pajisje. Të gjitha i arrita vetë”.